mercoledì, luglio 05, 2006

LAMTUMIRE


LAMTUMIRË

Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.

Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,

Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,

Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!

Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.

Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.


DUA TE KTHEHEM NE SHQIPERI
Si shume po vepron Qoftelargu ne anet tona !
12 shtatore me figura shenjteshdo te doja te kisha ne shqiperi,
patjeter dhe ne Kosove 12 te tjera,
te luteshin murgeshat e miaper te larguar te keqennga atdheu im.
Dua te kthehem ne SHQIPERI,
tu sherbejme te varferve te gjakut tim.
Dhe ne nderimte kujtimit te prinderve dua te kthehem,
prane tyre te mbylle syte.
ta dime,
secili nga ne eshte krijuar per te bere vepra te medha.
27 gusht 1997
pak dite para vdekjes

JETA!

Nga fjalet e Nene Terezes

"JETA"

Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!
Jeta eshte dashuri, shijoje!
Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!

Nene Tereza





Per mjerimin

" E shoh Zotin ne cdo qenie njerezore. Kur ia laj plaget leprozit, ndjej se jam duke u kujdesur per vete Krishtin. A nuk eshte nje eksperience e bukur?" -- nga nje interviste me 1974.

" Kur shoh shperdorim ketu, zemerohem brenda vetes. Nuk ia lejoj vetes zemerimin, por s'ke c'ben kur sheh Etiopine." -- Uashington, 1984.


Per luften

" Nuk kam qene kurre ne lufte, por e kam pare urine dhe vdekjen. Dhe pyesja veten: 'Cfare ndjejne ata qe e shkaktojne luften, ata qe vrasin?' Nuk e kuptoj! Te gjithe jane femije te Zotit! Pse e bejne? Nuk e kuptoj!" -- Bejrut 1982, gjate luftimeve mes ushtrise izraelite dhe guerrilasve palestine.

"Te lutem, zgjidh rrugen e paqes!
Eshte ceshtje kohe e shume shpejt do dale kush eshte fitues e kush i mundur nga kjo lufte. Por kjo kurre s'mund e kurre s'e justifikon dot vuajtjen, dhembjen dhe humbjen e jetes qe do shkaktojne armet tuaja!" -- Leter drejtuar Presidentit te ShBA, Xhorxh Bush dhe Presidentit irakian, Sadam Husein, Janar 1991.



Per abortin

Aborti "eshte vrasje ne miter... Femija eshte dhurate prej Zotit. Nese nuk e do, ma jep mua! Mos vrit!"


Per daljen e saj ne pension

"Zoti do gjeje dike tjeter, me te perulur, me te devotshem, me te bindur ndaj Tij dhe keshtu organizata do vazhdoje punen e saj." -- Kalkute 1989, pasi shpalli qellimin e saj te daljes ne pension.

"Po prisja te isha e lire, por Zoti ka planet e veta." -- Kalkuta 1989, kur motrat e urdherit te saj, e binden ta anulloje doreheqjen.


Per punen e jetes se saj

"Dje pashe ne enderr se isha ne portat e parajses. Dhe Shen Pjetri me tha: ' Kthehu ne Toke! S'ka varferi ketu!'" -- Thene Princ Mihalit te Greqise me 1996.


Perktheu Ejvis-Maria Xhajanka

CMIMI NOBEL PER PAQEN!


Nene Tereza Pranon Cmimin Nobel Te Paqes



Oslo 1979

Fjalimi i plote i saj


"Une zgjedh varferine e njerezve tane te varfer por ndjehem mirenjohese te marr (Cmimin Nobel) ne emer te te uriturve,te zhveshurve,te te pa streheve,te te gjymtuarve,te te verberve,te leprozeve,te te gjithe njerezve qe ndjehen te lene,pa dashuri,pa kujdes ne gjithe shoqerine tone,njerez qe i jane bere barre shoqerise dhe perbuzur prej kujtdo."

Gjithashtu sapo mesoi per pergatitjet qe po beheshin per nje darke ne nder te saj,ajo njerezisht kerkoi te anullohej qe te kursente leket per te ushqyer te varferit.

"E ndersa jemi mbledhur ketu te gjithe te falenderojme Zotin per Cmimin Nobel te Paqes,mendoj do jete bukur te themi lutjen e Shenjt Francis i Assisit qe gjithnje me mahnit.Ne e bejme kete lutje cdo dite pasi marrim e Shenjte,sepse na pershtatet te gjitheve.Dhe gjithnje me ben te mendoj se 400-500 vjet me pare kur Shen Francis i Assisit krijoi kete lutje njerezit kishin te njejtat veshtiresi qe qe kemi ne edhe sot,pra na pershtatet edhe ne.Le te lutemi se bashku:
Le te falenderojme Zotin per mundesine qe na dha te mblidhemi te gjithe sot ketu,per kete dhurate paqeje qe na sjell nder mend se jemi krijuar per ta jetuar kete paqe, se Jezusi erdhi mes nesh qe te na e sjelle kete lajm te mire tek te varferit.

Ai duke qene Zot,u be njeri si ne ne gjithcka,pervec mekateve dhe shpalli qarte se kishte ardhur te na jepte kete lajm te mire.
Ky lajm ishte paqja tek te gjithe ata me deshire te mire,kjo eshte dicka qe ne te gjithe e duam--paqe zemres.
Zoti e deshi boten kaq shume sa dha edhe birin e tij--ishte nje dhenie deri ne dhimbje,aq shume na deshi.Ia dha Virgjereshes Mari
e cila rendi t'i jape lajmin kusherires Elisabete.Dhe sapo hyri ne shtepine e saj,femija ne barkun e kusherires Elisabete,levizi gjithe gezim.Ai femije i palindur qe lajmetari i pare i paqes.E njohu Princin e Paqes,kuptoi se Krishti kishte ardhur te sillte lajme te mira
per ty e per mua.

Dhe sikur kjo te mos mjaftonte,ai vdiq ne kryq qe te tregoje nje akoma me te madhe dashuri dhe ai vdiq per ty e per mua dhe per ate leproz,per ate burre duke vdekur nga uria dhe ate person lakuriq shtrire rrugeve jo vetem te Kalkutes por te Afrikes,Nju Jorkut,Londres,Oslos,...Dhe Ai kembenguli te duam njeri-tjetrin ashtu sic na do secilin prej nesh.

Ne e lexojme shume qarte ne Bibel:"te duash sic te kam dashur une,sic me ka dashur im Ate,te dua une." Dhe aq shume sa Ati e deshi te Birin,aq shume Ai na e dha ne dhe sa me shume te duam njeri-tjetrin,aq me shume duhet t'i japim njeri-tjetrit derisa te dhembi.Nuk mjafton te themi:"E dua Zotin por nuk e dua fqinjin".Shen Jani thote se je genjeshtar kur thua se do Zotin por s'do fqinjin.
Si mund ta duash Zotin qe nuk mund ta shohesh,nese nuk do fqinjin me te cilin jeton?Eshte e rendesishme te kuptojme se qe dashuria te jete e vertete,duhet te dhembe.I dhembi Jezusit te na doje ne,i dhembi. Dhe qe te sigurohej qe ne do e kujtojme dashurine e tij te madhe,e beri veten buke te jetes sone,te na ushqeje uri per dashurine e tij --uri per Zotin sepse jemi krijuar per ate dashuri.Ne kemi qene krijuar ne imazhin e tij.

Ne kemi qene krijuar te duam e te na duan dhe Krishti u be Njeri qe te na mesoje qe ne te duam ashtu sic na deshi ai.
Ai e ben veten te uritur,te zhveshur,pa strehe qe thote: "Ti ma bere kete mua". Ai eshte i uritur per dashurine tone,kjo eshte uria qe ne duhet te gjejme.Mund ta gjejme ne vete shtepine tone. Kurre s'mund ta harroj viziten time ne ate shtepi ku jetonin gjithe ata prinder djemsh e vajzash,futur ne ate institucion e harruar.

Kur shkova,pashe se i kishin te gjitha,plot,por te gjithe syte i mbanin tek dyert.Dhe nuk pashe askend te buzeqeshte.U ktheva dhe pyeta motren prane:"Pse? Pse keta njerez qe kane gjithcka,syte i mbajne tek dera?Pse nuk buzeqeshin? Une jam mesuar te shoh buzeqeshje ne njerezit tane,edhe ate te vdekjes buzeqeshje".Ajo me tha: "Keshtu eshte cdo dite.Ata presin duke shpresuar se nje djale a vajze do vije t'i shohe.Vuajne sepse jane harruar"
E shihni pra,ketu e gjen mungesen e dashurise.Kjo varferi eshte tamam ketu,ne shtepine tone,bile nuk kujdesemi te duam.
Ndoshta ne familje kemi dike qe ndjehet vetem,semure ose i shqetesuar,sepse te gjithe kemi dite te veshtira.A jemi ne aty?
U jemi ne prane? Eshte nena prane ta pranoje femijen?
Ne perendim cuditem tek shoh kaq shume djem e vajza te reja qe i jepen droges.U perpoqa te gjej "psene".Pse ndodh kjo?
Dhe pergjigja eshte: "S'ka asnje ne familje qe t'i pranoje" Babai dhe nena jane aq te zene,sa nuk kane kohe.Prinder te rinj perfundojne institucionesh dhe femija shkon prape ne rruge te perzihet ne dicka.

Gjithcka kemi bere deri me sot nuk do kishim mundur ta benim,nese ju nuk do te kishit ndare me ne lutjet tuaja,dhuratat tuaja,kete dhenie te vazhdueshme.Por une nuk dua te me jepni prej bollekut tuaj.Une dua te me jepni derisa te dhembe.
Dje mora 15 dollare prej nje burri qe ka qene ne kurriz per njezet vjet dhe e vetmja pjese e levizshme e trupit eshte dora e djathte.Dhe e vetmja gje qe i jep kenaqesi eshte duhani. Me tha: "Nuk do pi duhan per nje jave,sepse dua te t'i dergoj keto leke."
Do kete qene nje sakrifice e tmerrshme per te,por shikon sa bukur e ndau dashurine e tij? Me ato para bleva buke dhe ua dhashe te uriturve,nje gezim i dyanshem: Ai dha e te varferit moren.

Kjo eshte dicka qe une e ti mund te bejme -- eshte nje dhurate e dhene prej Zotit -- te mund te ndajme dashurine tone me te tjeret.
Dhe le te jete ashtu sic qe per Jezusin.Le ta duam njeri-tjetrin ashtu sic na deshi ai.Le ta duam me nje dashuri te pandare.
Dhe gezimi i dashurise per te,per njeri-tjetrin eshte gezimi i te dhenit tashti qe Krishtlindjet po afrohen.Le ta mbajme ate gezim te dashurise per Jezusin ne zemren tone dhe ta ndajme kete gezim me te gjithe ata qe jeta na sjell cdo dite.

Ky gezim rrezatues eshte i vertete,nuk kemi shkak te mos jemi te lumtur,Krishti eshte me ne.Kemi Krishtin ne Zemer.Krishti eshte ne te varfrit qe takojme,Krishtin e kemi ne buzeqeshjen qe japim e buzeqeshjen qe marrim.
Le ta theksojme edhe njehere -- asnje femije te mos jete i padeshiruar dhe gjithashtu ta takojme njeri-tjetrin gjithmone me buzeqeshje,vecanerisht atehere kur eshte e veshtire te buzeqeshesh.

Kurre nuk do harroj ca kohe me pare, rreth katermbedhjete profesore erdhen nga Shtetet e Bashkuara nga universitete te ndryshme,ne Kalkuta,ne shtepine tone.Kishin qene ne shtepine per te vdekurit.( Ne kemi nje shtepi per te vdekurit ne Kalkuta,ku kemi mbledhur prej rrugeve me se 36 000 njerez,prej te cileve mbi 18 000 kane patur nje vdekje te bukur.U kthyen ne shtepi tek Zoti). Pra keta profesore erdhen ne shtepine tone e ne folem gjate per dashurine,dhembshurine...
Njeri me pyeti: "Nene, te lutemi,na thuaj dicka qe ta mbajme mend". U thashe: "Buzeqeshni njeri-tjetrit,lerni kohe per njeri-tjetrin ne familjen tuaj.Buzeqeshni njeri-tjetrit!" Nje tjeter me pyeti: "Je e martuar?" U thashe: "Po,dhe ndonjehere e kam te veshtire
t'i buzeqesh Jezusit sepse ai behet shume kerkues ndonjehere." Kjo eshte me gjithe mend e vertete.Dhe aty vjen dashuria -- kur
eshte kerkuese,dhe prape ia japim atij me hare.

Ashtu sic kam thene sot, nese nuk shkoj ne parajse per ndonje gje tjeter,do shkoj per gjithe publicitetin,sepse me ka pastruar,me ka sakrifikuar,vertet me ka pergatitur te shkoj ne parajse.
Mendoj se kjo eshte dicka qe na tregon se duhet ta jetojme jeten ne menyre te bukur,kemi Jezusin me vete dhe ai na do.Vetem nese mbajme mend qe Zoti na do dhe na eshte dhene mundesia te duam te tjeret ashtu sic na do dhe Ai, (jo ne gjera te medha,por ne gjera te vogla me dashuri te madhe),atehere Norvegjia behet fole dashurie.

Dhe sa bukur do te jete qe prej ketej te dale nje qender per paqe nga lufta.Qe prej ketej te dale hareja e jetes se te palindurit.
Nese behesh nje pishtar drite per paqen ne bote,atehere vertet Cmimi Nobel i Paqes eshte nje dhurate e popullit Norvegjez.

Zoti iu bekofte! Do shperbleheni per kete!


Perktheu nga anglishtja,
Ejvis-Maria Xhajanka

Thenie nga Nene TEREZA!




Disa thenie te Nene Terezes

E djeshmja iku.
E nesermja akoma s'ka ardhur.
Kemi vetem te sotmen.
Le t'ia fillojme!

Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme!
Nese dashurojme, do sherbejme!

Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.

Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.

Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.

Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.

Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!

Femijet kurre s'mund te jene mjaft.
Femijet jane jeta e Zotit!

Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili
shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.

Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!

Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.



Mbledhur e perkthyer nga Ejvis-Maria Xhajanka

DASHURIA ESHTE PAQE!

NENA E NENAVE, NENE TEREZA !

"Dashuria eshte Paqe!"

"Paqja fillon me nje buzeqeshje"

Keto fjali jane titujt kryesore me te cilat Nena u afrohej njerezve. Dhe eshte e vertete:
Le t'u buzeqeshim njerezve qe takojme ne dyqan, ne pune, ne rruge...
Nje buzeqeshje e thjeshte, kur syte na ndeshin veshtrimin e dikujt dhe ndoshta nje lutje e vogel si: "Te bekofte Zoti me dashurine e Tij"!
Keshtu ndjehemi me te cliret, nese ndeshim dhe ne buzeqeshjen e te tjereve.
Nena gjithmone u buzeqeshte njerezve. Ky ishte afrimi i pare me ta.
Pastaj i ndihmonte e kujdesej per ta, per te varferit qe perpiqeshin te terhiqnin vemendjen e saj.
Buzeqeshja e Nenes u jepte siguri: "Une ekzistoj per te! Jam dikushi!"
Ajo mund te qetesonte dhimbjen e vetmise dhe deshperimin, pa folur.
Solli qetesi ne zemrat tona.
E ne te njejten kohe, kujdesi qe ajo dhe organizatat e saj po sjellin tek njerezit ne mbare boten, na meson vleren e cdo qenieje njerezore. Per Nenen, cdo person eshte nje imazh i Krishtit. Nuk ka dallime. Sepse ishte e tille, Nena ka sjelle paqe tek shume prej nesh, ne shume vende e komunitete. Shembulli i saj eshte nje thirrje per ne, qe te sjellim paqen me nje buzeqeshje dhe me veprime te thjeshta, ne jeten tone.


Perktheu nga anglishtja
Ejvis-Maria Xhajanka

SHENJTORJA E TE BRAKTISURVE TE RRUGES


Murgesha me ate prekje te paharrueshme...

"Shenjtorja e te braktisurve te rrugeve"

Marre nga CNN

Afersisht 50 vjet para se te nderronte jete, Nene Tereza gjeti shtrire para spitalit te Kalkutes, nje grua me fytyre e trup "pergjysme ngrene prej minjve e krimbave". Murgesha shtatvogel i qendroi gruas prane derisa vdiq. Pas kesaj, menjehere filloi fushaten per te krijuar nje strehe ku njerezit te vdesin me dinjitet, sic e quante ajo. Deri ne fund te jetes se saj Nene Tereza i sherbeu misionit te kujdesjes per njerezit e vecuar nga shoqeria, ata njerez qe bota donte t'i harronte.

Duke pranuar cmimin Nobel te paqes ne emer te "te braktisurve te rrugeve", Nene Tereza mbante veshur te njejten sari, ate rrobe te bardhe e te lire, te cilen e kishte zgjedhur per te barazuar vetveten me te varferit, qe ne fillim te urdhrit te saj, "Misionare te Bamiresise".

Ndikimi i Nene Terezes ndjehej me shume ne shtepine e saj te adoptuar, ne Kalkute, ku i drejtoi Misionaret e Bamiresise per afersisht 50 vjet. Por veprimtaria e urdherit u shpernda ne bote pas 1965, kur Popa Pali i Katert e autorizoi kete shperndarje.

Ajo krijoi nje rrjet global me shtepi per te varferit, qe nga tendat e Kalkutes, deri tek getot e Nju Jorkut, duke perfshire ketu edhe nje nga shtepite e para per viktimat e SIDE-s.

Mjerimi kishte nje armik te veshtire e te paepur tek Nene Tereza; ne Etiopi te te uriturit, ne komunat e pista te Afrikes Jugore, "engjelli i meshires" se Kalkutes do ishte kudo.
Ne 1982, ne mesin e luftimeve ne Bejrut, murgesha e brishte shpetoi 37 femije te bllokuar ne nje spital ne vijen e pare te luftes, duke arritur te nderprese perkohesisht zjarrin midis ushtrise izraele dhe guerilasve palestineze.

Puna e saj ndeshi edhe kritika. Kauza e Nene Terezes mbeshtetej financisht nga institucione publike, dhurues private si dhe nga rezultatet e cmimeve. Ne 1994 nje dokumentar televiziv britanik, e akuzoi Nene Terezen per pranimin qe u bente ndihmave, pa pyetur per burimin e tyre, duke perfshire ketu ate te diktatorit haitjan Jean-Claude Duvalier. Nene Tereza u dha nje pergjigje te shkurter thenieve te tilla: "S'ka rendesi kush thote cfare, dhuraten ta pranosh me miresi e buzeqeshje e te vazhdosh punen!"

Nen udheheqjen e Nene Terezes, urdheri e perqendroi vemendjen ne dhenien komfort njerezve
ne ditet e fundit te jetes se tyre, detyre te cilen motrat e vazhduan. Ne nje tempull te braktisur te perendeshes hindu Kali, Nene Tereza formoi shtepine Kaligat per njerezit ne prag te vdekjes. Urdheri vendosi ne 1950, Shanti Nagar (Qytetin e Paqes), nje koloni leproze, ne token e dhene per kete qellim nga qeveria indiane.

Ne Indi e me tej, Nene Tereza dhe Misionaret e Bamiresise, ia dedikuan kohen e tyre te verberve,
sakateve, pleqve dhe te varferve. Ajo hapi shkolla, jetimore dhe shtepi per nevojtaret dhe e perqendroi vemendjen ne viktimat e SIDE-s, pasi kjo semundje po perhapej shume ne mase. Ne 1996 Nene Tereza drejtonte 517 misione ne me teper se 100 vende.

Presidenti francez Zhak Shirak, ndoshta e percaktoi me mire nga te gjithe, kur pas vdekjes se Nene Terezes tha: "Sonte ka me pak dashuri, me pak keqardhje e me pak drite ne bote".


Perktheu nga anglishtja
Ejvis Maria Xhajanka