mercoledì, luglio 05, 2006

SHENJTORJA E TE BRAKTISURVE TE RRUGES


Murgesha me ate prekje te paharrueshme...

"Shenjtorja e te braktisurve te rrugeve"

Marre nga CNN

Afersisht 50 vjet para se te nderronte jete, Nene Tereza gjeti shtrire para spitalit te Kalkutes, nje grua me fytyre e trup "pergjysme ngrene prej minjve e krimbave". Murgesha shtatvogel i qendroi gruas prane derisa vdiq. Pas kesaj, menjehere filloi fushaten per te krijuar nje strehe ku njerezit te vdesin me dinjitet, sic e quante ajo. Deri ne fund te jetes se saj Nene Tereza i sherbeu misionit te kujdesjes per njerezit e vecuar nga shoqeria, ata njerez qe bota donte t'i harronte.

Duke pranuar cmimin Nobel te paqes ne emer te "te braktisurve te rrugeve", Nene Tereza mbante veshur te njejten sari, ate rrobe te bardhe e te lire, te cilen e kishte zgjedhur per te barazuar vetveten me te varferit, qe ne fillim te urdhrit te saj, "Misionare te Bamiresise".

Ndikimi i Nene Terezes ndjehej me shume ne shtepine e saj te adoptuar, ne Kalkute, ku i drejtoi Misionaret e Bamiresise per afersisht 50 vjet. Por veprimtaria e urdherit u shpernda ne bote pas 1965, kur Popa Pali i Katert e autorizoi kete shperndarje.

Ajo krijoi nje rrjet global me shtepi per te varferit, qe nga tendat e Kalkutes, deri tek getot e Nju Jorkut, duke perfshire ketu edhe nje nga shtepite e para per viktimat e SIDE-s.

Mjerimi kishte nje armik te veshtire e te paepur tek Nene Tereza; ne Etiopi te te uriturit, ne komunat e pista te Afrikes Jugore, "engjelli i meshires" se Kalkutes do ishte kudo.
Ne 1982, ne mesin e luftimeve ne Bejrut, murgesha e brishte shpetoi 37 femije te bllokuar ne nje spital ne vijen e pare te luftes, duke arritur te nderprese perkohesisht zjarrin midis ushtrise izraele dhe guerilasve palestineze.

Puna e saj ndeshi edhe kritika. Kauza e Nene Terezes mbeshtetej financisht nga institucione publike, dhurues private si dhe nga rezultatet e cmimeve. Ne 1994 nje dokumentar televiziv britanik, e akuzoi Nene Terezen per pranimin qe u bente ndihmave, pa pyetur per burimin e tyre, duke perfshire ketu ate te diktatorit haitjan Jean-Claude Duvalier. Nene Tereza u dha nje pergjigje te shkurter thenieve te tilla: "S'ka rendesi kush thote cfare, dhuraten ta pranosh me miresi e buzeqeshje e te vazhdosh punen!"

Nen udheheqjen e Nene Terezes, urdheri e perqendroi vemendjen ne dhenien komfort njerezve
ne ditet e fundit te jetes se tyre, detyre te cilen motrat e vazhduan. Ne nje tempull te braktisur te perendeshes hindu Kali, Nene Tereza formoi shtepine Kaligat per njerezit ne prag te vdekjes. Urdheri vendosi ne 1950, Shanti Nagar (Qytetin e Paqes), nje koloni leproze, ne token e dhene per kete qellim nga qeveria indiane.

Ne Indi e me tej, Nene Tereza dhe Misionaret e Bamiresise, ia dedikuan kohen e tyre te verberve,
sakateve, pleqve dhe te varferve. Ajo hapi shkolla, jetimore dhe shtepi per nevojtaret dhe e perqendroi vemendjen ne viktimat e SIDE-s, pasi kjo semundje po perhapej shume ne mase. Ne 1996 Nene Tereza drejtonte 517 misione ne me teper se 100 vende.

Presidenti francez Zhak Shirak, ndoshta e percaktoi me mire nga te gjithe, kur pas vdekjes se Nene Terezes tha: "Sonte ka me pak dashuri, me pak keqardhje e me pak drite ne bote".


Perktheu nga anglishtja
Ejvis Maria Xhajanka