mercoledì, luglio 05, 2006

LAMTUMIRE


LAMTUMIRË

Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.

Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,

Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,

Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!

Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.

Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.


DUA TE KTHEHEM NE SHQIPERI
Si shume po vepron Qoftelargu ne anet tona !
12 shtatore me figura shenjteshdo te doja te kisha ne shqiperi,
patjeter dhe ne Kosove 12 te tjera,
te luteshin murgeshat e miaper te larguar te keqennga atdheu im.
Dua te kthehem ne SHQIPERI,
tu sherbejme te varferve te gjakut tim.
Dhe ne nderimte kujtimit te prinderve dua te kthehem,
prane tyre te mbylle syte.
ta dime,
secili nga ne eshte krijuar per te bere vepra te medha.
27 gusht 1997
pak dite para vdekjes